Botërori i notit, kinezi Zongyuan fitoi medaljen e tetë të artë
Kinezi Wang Zongyuan (22), në botërorin e notit që po zhvillohet në Doha...

Kinezi Wang Zongyuan (22), në botërorin e notit që po zhvillohet në Doha, ka fituar medaljen e artë në kërcim në ujë nga kërcimorja tre metërshe. Kjo është medalja e tij e tretë me radhë në këtë disiplinë, ose e teta në botërorët e notit.
Pas gjashtë kërcimeve Wang Zongyuan, ka triumfuar me 538.70 pikë dhe kështu e fitoi medaljen e tretë të artë në këtë disiplinë, pas triumfit në Fukuoka vitin e kaluar dhe Budapesht 2022-tën.
Për notuesin kinez, kjo është medalja e tij e dytë e artë në Doha, ku triumfoi edhe në kërcimet e sinkornizuara, disiplinë kjo në të cilën ka të arta nga olimpiada e Tokios. Medalja e argjentë I ka takuar bashkëpatriotit të tij Xie Siyi (516.10), ndërsa medaljen e bronztë e fitoi meksikani 19- vjeçar Oscar Olvera Ibarra (498.40).
