UEFA modifikon statusin, Çeferin nuk do kandidohem për një mandat tjetër

08.02.2024 16:42

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin...

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për rizgjedhje në vitin 2027.

Krahas asaj që  pritej në  këtë kongres që  UEFA, të modifikoj statutin i cili do ti mundësonte edhe një mandate sllovenit, ndodhi kthesa dhe Ceferini pasi ti skadojë mandati do të braktis UEFA-në.

“Para gjashtë muash kamë marë vendim që mos të kandidohet sërish.”, ka thënë Çeferin në konferencën për shtyp pas kongresit në Paris, duke shtuar.

“Shkaku është se secilës organizatë i nevojitet gjak i ri, ndërsa shkaku më i madh ishte se tani më shtat vite dhe plur tre vite tjera do të jemi larg familjes.”, ka thënë numri një i UEFA-së.

Në Kongresin e sotëm të UEFA-s janë votuar ndryshime që ia lejojnë sllovenit edhe mandatin e tretë në krye të shtëpisë evropiane të futbollit.

Për këtë arsye ditë më parë dha dorëheqje nga funksionet në UEFA, Zvonimir Boban. Federata e Futbollit të Anglisë ishte e vetmja që votoi kundër këtyre ndryshimeve. Ceferin erdhi në krye të UEFA-s, në 2016-ën, pas pezullimit të kreut të atëhershëm, Michel Platini dhe një nga rregullat që miratoi, ishte kufizimi i i presidencës në maksimumi 3 mandate.

Mandatin e parë e mori 2019-tën, ndërsa të dytin vitin e kaluar.