Komisioni kundër korrupsionit, përbërja e re e Komisionit kundër korrupsionit

08.02.2024 19:14

Komisioni për antikorrupsion...

Komisioni për antikorrupsion i përbërë prej shtatë anëtarësh dhanë një deklaratë solemne në Kuvend. Tani duhet të operacionalizojnë fjalët në terren. Përbërja e re, e cila duhet t'i japë fund korrupsionit, të parë si kancer, premton hetime të reja dhe krijimin e politikave kundër korrupsionit.

Sapo të hyjnë në ndërtesë, ata do të skanojnë atë që kanë bërë paraardhësit në mënyrë që të mund të vazhdojnë. Për ta do të jetë imperativ mbrojtja e integritetit shoqëror dhe sipas paralajmërimeve të kryetares Dimitrovska nuk do të tolerojnë ndikime dhe presione politike.

“Ne do të punojmë në mënyrë të pavarur dhe objektive dhe nuk do të lejojmë asnjë presion apo ndikim, dua të theksoj gjithashtu se si Komision Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në drejtim të mbrojtjes së integritetit dhe forcimit të besimit të popullit, d.m.th. ne do të hetojmë dhe zbatojmë rekomandime, domethënë do të japim rekomandime politikash për parandalimin e korrupsionit.”, - deklaroi kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

Antikorrupsioni shpreson në bashkëpunim intensiv me prokurorinë, mediat dhe institucionet shtetërore, në mënyrë që siç thotë Dimitrovska, rastet e tyre të finalizohen me vendim gjyqësor.

Optimizmi i freskët vjen në një kohë kur publiku vendas dhe ndërkombëtar kanë pritshmëri të mëdha për shtypjen e korrupsionit, por në të njëjtën kohë paralajmërojnë se problemi duhet zgjidhur urgjentisht. (Sedat Selimi, TVM2)