Maqedoni

Kuvend, debat për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut

09.02.2024 13:31

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 143-të, me kërkesë të kryeministrit teknik, Talat Xhaferi...

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 143-të, me kërkesë të kryeministrit teknik, Talat Xhaferi, duhet të fillojë debatin për  shkarkimin e  ministrit  të  Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu. Për ministra të rinj janë propozuar Ilir Demiri, ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
 
Xhaferi dje ka paraqitur kërkesë për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut dhe sipas rregullores mund të sqarojë kërkesën. Në bazë të nenit 221 të Rregullores së Kuvendit, pas propozimit për shkarkimin e anëtarit të Qeverisë hapet debat dhe anëtari i Qeverisë për të cilin është paraqitur propozimi për shkarkim mund të deklarohet në kohëzgjatje prej 15 minutash.
 
Për shkarkimin e një ministri duhen 61 vota dhe po aq vota nevojiten edhe për zgjedhjen e tij.