Maqedoni
Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon në kuadër të kompetencave
09.02.2024 13:53
Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi, në një intervistë për “Dojçe velle”...

Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi, në një intervistë për “Dojçe velle”, iu referua ndryshimeve të propozuara në përbërjen e Qeverisë teknike të cilën ai e drejton, gjatë së cilës theksoi se Qeveria funksionon plotësisht dhe pa probleme dhe në kuadër të kompetencave.
“Unë jam kryetar i Qeverisë dhe jam përgjegjës për Qeverinë. Unë kujdesem që Qeverinë ta udhëheq sipas ligjeve, rregulloreve dhe procedurave dhe funksionimit të Qeverisë.”, theksoi Xhaferi.
I pyetur se si është bashkëpunimi me ministrat e opozitës, Xhaferi potencoi se marrëdhënia është e përshtatshme dhe kolegjiale dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se nga cili subjekt vijnë, kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime dhe sigurisht kanë të njëjtin trajtim.
“Pavarësisht se në çfarë pozicioni janë përcaktuar, gjegjësisht si pjesë e opozitës kanë hyrë në Qeveri, si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, ata janë anëtarë të Qeverisë me të drejta dhe kompetenca të plota për të zbatuar atë që është puna e Qeverisë.”, theksoi kryeministri, Xhaferi.
