Futboll

Ja të gjitha grupet e Ligës së Kombeve

09.02.2024 14:26

Liga e Kombeve të Evropës, tashmë në edicionin e 4-t të saj...

Liga e Kombeve të Evropës, tashmë në edicionin e 4-t të saj, ka dhuruar një numër përballjesh interesante në shortin e fazës së grupeve, sidomos në nivelin më të lartë të saj, në Ligën A, aty ku militojnë përfaqësueset që mbajnë 16 vendet e para në renditjen e UEFA-s. Dhe, në fakt, të 4 grupet mund të cilësohen si “të hekurta”, pasi skuadrat që shorti ka vendosur përballë janë pak a shumë të të njëjtit nivel.
 
Kështu, nënkampionia e botës dhe kundërshtarja e Shqipërisë në Evropian, Kroacia, do të përballet në grupin A1, me fituesen e edicionit të parë të Ligës së Kombeve, Portugalinë, por edhe me Poloninë dhe Skocinë. Edhe më i ashpër është grupin B, aty ku kampionia në fuqi e Evropës, Italia, përballet me Belgjikën, por edhe nënkampionen e botës, Francën,  dhe Izraelin.
 
E njëjta tablo është edhe në grupin A3, aty ku sfidojnë njëra-tjetrën Holanda, Hungaria, Gjermania dhe Bosnjë-Hercegovina, ndërsa në grupin A4, përballen Spanja, Danimarka, Zvicra dhe Serbia. 
 
Liga A
Grupi 1: Kroacia, Portugalia, Polonia, Skocia
Grupi 2: Italia, Belgjika, Franca, Izraeli
Grupi 3: Holanda, Hungaria, Gjermania, Bosnja
Grupi 4: Spanja, Danimarka, Zvicra, Serbia
 
Në Ligën B, përveç grupit të Shqipërisë, në grupin B2, Anglia sfidohet nga Finlanda, Irlanda dhe Greqia, në grupin B3, Austria ndeshet me Norvegjinë, Sllovenia dhe Kazakistanin dhe grupin B4 ndodhen Uellsi, Islanda, Mali i Zi dhe Turqia.
 
Liga B
Grupi 1: Çekia, Ukraina, Shqipëria, Gjeorgjia
Grupi 2: Anglia, Finlanda, Irlanda, Greqia
Grupi 3: Austria, Norvegjia, Sllovenia, Kazakistani
Grupi 4: Uellsi, Islanda, Mali i Zi, Turqia
 
Ndërkaq, në Ligën C, përveç grupit të Kosovës, në grupin C1 përballen Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia dhe Estonia, në grupin C3 Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut dhe Bjellorusia dhe në grupin C4 Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut dhe Letonia. 
 
Liga C
Grupi 1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia
Grupi 2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituani/Gjibraltar
Grupi 3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia
Grupi 4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letonia
 
Dhe, së fundi, në dy grupet me nga 3 skuadra të Ligës D, në grupin D1, humbësja e duelit të “play-off”-it midis Lituanisë dhe Gjibraltarit ndeshet me San Marinon dhe Lihtenshtejnin, kurse në grupin D2 përballet me njëra-tjetrën Moldavia, Malta dhe Andorra.
 
Liga D
Grupi 1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
Grupi 2: Moldavia, Malta, Andorra
Liga të cilës i përkasin Lituania dhe Gjibraltari do të përcaktohen nga play-out në mars 2024.