Futboll
Milevski: Skemi ku të ikim duam vendin e parë në grup
09.02.2024 14:32
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, do të jetënë grup të njëjtë me Armenin, Ishujt Faroe dhe Letoninë. Trajneri Bllagoja Milevski, pas shortit nuk fshehu ambicjet e tija dhe ekipit që ai do të drejtojë në këtë kompeticion.
“Nëse në ciklet e kaluara ishim në një grup të cilin realisht dëshironin mos ta kemi, kësaj radhe ko nuk ndodhi. Në futbollin e sotëm nuk ka favort. Dua të kemi shëndet. Me të gjitha ekipet kemi luajtur në të kaluarën, është e qartë se kemi rezultate positive por edhe përvoja të hidhura me këto kundërshtarë. Patjetër duhet të jemi të përqëndruar. Nuk ikim nga përgjegjësia dhe caku ynë është vendi parë në grup.”, ka thënë Milevski.
Liga e kombeve do të nis me 5 shtator dhe përfundojë me 19 nëntor. Turneu përfundimtar në Liga A, do të luhet prej 4 deri më 8 qershor 2025-tën.
