Futboll
Silvinjo: Duam vendin e parë
09.02.2024 14:33
Shqipëria ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Ligën e Kombeve (Grupi B1)...

Shqipëria ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Ligën e Kombeve(Grupi B1), që janë Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Trajneri i kuqezinjve, braziliani Silvinjo, ka komentuar shortin duke e konsideruar një grup të fortë me skuadra fizike.
“Është ndryshe nga kualifikueset e Evropianit. Janë skuadra fizike, është e vështirë. Ukraina është e fortë dhe e vështirë. Janë skuadra fizike për mënyrën se si e përballojnë futbollin. Vendi i parë? Sigurisht që është si objektiv. Por grupi është shumë i ekuilibruar dhe do të ketë ndeshje të vështira”.
“Duhet të luftojmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Ndonjë preferencë tjetër? Tani që mbaroi shorti nuk kam preferenca. Tani duhet të mendojmë për Italinë”.
“Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Ecim përpara”.
“Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”.
