Basketboll

NBA, Golden State shënon fitoren e tretë radhazi

09.02.2024 14:34

Golden State me fitoren e mbrëmshme mban ende gjallë shpresat për një vend në play out...

Golden State  me fitoren e mbrëmshme mban ende gjallë shpresat për një vend në play out. Falë 11 gjuajtve të sakta për tri pikë të Stephen Curry (42 pikë), Ëarriors mundën 131-109 Indiana jashtë fushe. Vijon momenti i mirë për Cleveland, që falë fitores 118-95 në fushën e Brooklyn (Mitchell 27 pikë), ngjitet në vendin e dytë në Lindje.
 
Ndalet pas tri fitoresh ekipi i Lakers, që u mund 114-106 nga Denver. Murray me 29 pikë, Porter me 27 si dhe Jokic me 24 pikë fituan duelin ndaj Davis e James, që së bashku realizuan 57 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që mundi 118-110 Memphis, ndeshje ku u dallua DeRozan, autor i 30 pikëve.
 
Moment i mirë për Phoenix, që mundi 129-115 Utah Jazz, ku protagonistë ishin Durant me 31 pikë e Beal me 30. Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim pas fitores 129-105 në fushën e Milëaukee. Edëards me 26 pikë ishtë i miri për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Green për Bucks.
 
NBA-Rezultatet 
Indiana – Golden State, 109-131
Orlando – San Antonio, 127-111
Brooklyn – Cleveland, 95-118
Neë York – Dallas, 108-122
Memphis – Chicago, 110-118
Milëaukee – Minnesota, 105-129
Phoenix – Utah Jazz, 129-115
Lakers – Denver, 106-114
Portland – Detroit, 122-128