Futboll
Maqedonia e nis dhe përfundon me ishullorët
09.02.2024 14:39
Një ditë pas tërheqjes së shortit është mësuar edhe itenerari I ndeshjeve të Ligës së Kombeve...

Një ditë pas tërheqjes së shortit është mësuar edhe itenerari I ndeshjeve të Ligës së Kombeve, që do luhet nga shtatori deri në nëntor të këtij viti.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, është pjesë e grupit “C4”. Përfaqësuesja e vendit edicionin e katërt të Ligës së Kombeve e hap dhe e mbyll me Ishujt Faroe.
Në nëntor përfaqësuesja e vendit do të luajë dy ndeshje në shtëpi me Letoninë dhe Ishujt Faroe dhe nëse më herët nuk ka befasira, atëherë këto do dy takimet do të ishin vendimtare për dy vendet e para në grup.
Orari i ndeshjeve:
07.09.2024 Ishujt Faroe- Maqedonia e V.
10.09.2024 Maqedonia e V. - Armenia
10.10.2024 Letonia - Maqedonia e V.
13.10.2024 Armenia - Maqedonia e V.
14.11.2024 Maqedonia e V. - Letonia
17.11.2024 Maqedonia e V. - Ishujt Faroe
