Maqedoni
Kush gënjen më shumë për “1 prill”, qytetaret vënë politikanët të parët në listë
01.04.2015 16:46
Të gjithëve na ndodhë të themi gënjeshtra ndonjëherë në jetë për të dalë nga ndonjë situatë...

Por, në “1 prill” gënjeshtrat i kemi të lejuara. Fëmijët i gëzohen “një prillit”, sepse mund të veshin maska e të hiqen si dikush tjetër, por janë të rriturit ata që në këtë ditë analizojnë gënjeshtrat e thëna në 364 ditët e tjera.
Ne pyetëm qytetarët se kush gënjen më shumë dhe përgjigja e njëzëshme ishte: politikanët!
“Gënjejnë ata që janë në funksione, që kanë poste nëpër ministri, administratë... Ajo punë shihet haptazi se është ashtu”- u shpreh një qytetar.
“Politikanët gënjejnë më shumë, sepse çdo premtim që e japin nuk e mbajnë”- tha një qytetar.
“Ata që merren me politikë, ata gënjejnë më tepër, sot thonë ashtu, nesër ndryshe”- theksoi një qytetar.
E kur bëhet fjalë se kush gënjen më shumë, meshkujt apo femrat, vajzat kurrë nuk pranojnë se gënjejnë, sidomos nëse pyetja u bëhet publikisht, ndërsa djemtë janë më të sinqertë.
“Djemtë më shumë gënjejnë, sepse femrat e kanë mentalitetin më ndryshe, ato mendojnë se çdoherë jemi ne gabim dhe kur nuk jemi gabim, duhet me gënjy se ato mendojnë ndryshe”- tha një qytetar.
“Kush gënjen më shumë!? Ai që është i “mirë””- theksoi një qytetar.
Edhe pse daton prej qindra vitesh, “1 prilli” njihet si festë gjatë së cilës e ke të lejuar të gënjesh dhe festohet edhe sot.
Të vegjlit e dinë shumë mirë se atij që gënjen i rritet hunda dhe kështu gënjeshtra i del në shesh. Këtë e kemi mësuar nga përralla e Pinokut.
Por, pinokëve të ditëve të sotme nuk iu zgjatet hunda dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dish kush të gënjen në sy e kush jo.
Sidoqoftë, sot gënjeshtrat kanë qenë të arsyeshme, pa marrë parasysh kush i ka thënë.
REXHEP QAMILI
