Maqedoni
Takimi Xhaferi – Angelov, marrëdhënie të mira fqinjësore
09.02.2024 14:55
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Angel Angelov.
Në takim është konstatuar se mundësia e një takimi të dyfishtë brenda një jave – dypalëshi i sotëm, pas takimit të përbashkët të së hënës me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, tregon vullnetin e të dyja palëve për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, siç u ka hije vendeve me orientim evropian.
U bisedua për çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, për bashkëpunimin dypalësh, si dhe ruajtjen e stabilitetit në kontekstin rajonal dhe më të gjerë evropian.
Dhe në atë drejtim, u potencua rëndësia e potencimit të shembujve pozitivë dhe narrativëve pozitivë nga të dyja vendet, gjë që shkon në favor të forcimit të besimit të ndërsjellë, si interes i qytetarëve dhe kontribut në sjelljen evropiane të rajonit.
