Maqedoni
LSM për objektin e konfiskuar: Të shkarkohen gjykatësit që votuan pro
09.02.2024 15:49
LSM vazhdon “betejën” e saj kundër vendimit të Gjykatës Supreme...

LSM vazhdon “betejën” e saj kundër vendimit të Gjykatës Supreme me të cilën konfiskohet objekti i LSM-së. Për këtë arsye sindikalistët protestuan para Këshillit Gjyqësor, ku njëherit dorëzuan edhe iniciativat e tyre për ta shqyrtuar aktvendimin dhe për t’i shkarkuar gjykatësit suprem, të cilat votuan pro konfiskimit të objektit të LSM-së.
“Nga Këshilli Gjyqësor sot kërkojmë që të sjellë vendim për shkarkimin e gjyqtarëve suprem: Nake, Shpend dhe Isamedin nga detyra gjyqësore dhe në këtë mënyrë bashkërisht të fillojmë “betejën” kundër gjyqësorit të korruptuar dhe të nënshtruar ndaj presioneve politike dhe oligarkisë. Gjykatësit e apostrofuar kanë keqpërdorur, respektivisht e kanë shfrytëzuar pozicionin e Gjykatës Supreme e vendosur në hierarkinë gjyqësore dhe kjo është instanca e fundit gjyqësore në kuadër të gjyqësisë së rregullt.”, - deklaroi Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Sindikata e UShKM-së kërkon mjete për marrëveshjen kolektive
Por me sa duket lëvizja dhe pakënaqësia sindikaliste në vend është në rritje e sipër. Edhe profesorët universitarë pranë UShKM-së dhanë ultimatumin e fundit që ekzekutivi të parashikojë mjete të mjaftueshme në buxhet për t’i realizuar detyrimet nga marrëveshja e nënshkruar kolektive.
Përkundrazi paralajmërojnë se do të radikalizojnë protestat dhe se do të dalin grevë. Kërkojnë takim urgjent me kryeministrin, Talat Xhaferi.
“Në qoftë se në afat treditor nuk realizojmë takim në përputhje me komunikatën të cilën dërguam dje nga rektorati dhe e nënshkruar nga të gjithë do të radikalizohemi, do të vijojnë protesta dhe në rast se edhe kjo protestë paralajmëruese nuk jep rezultate, do të vijojë greva. Gjatë gjithë kësaj periudhe 3-vjeçare ne kemi pasur jashtëzakonisht shumë mirëkuptim, por tani është koha e duhur.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së të punësuarve të UShMK-së, Angel Ristov.
SPAOGj-ja me ultimatum për marrëveshjen kolektive: Të hënën të nënshkruhet, përkundrazi protestojmë
Por, kjo nuk është e tëra. Me protesta dhe grevë “kërcënuan” edhe sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe një pjesë e të punësuarve në Ministrinë e Financave, në rast se deri të hënën nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive dhe nuk u kthehen ato 30% të mjeteve që më herët i shfuqizoi Gjykata Kushtetuese.
Përmes marrëveshjes së re kolektive njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet çështja e pagave në këtë ministri dhe tani është koha e duhur për këtë, thanë sindikalistët.
“Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive është e vetmja zgjidhje e drejtë dhe legjitime, me të cilën të gjithë të punësuarit do të mund të fitojnë një rritje shtesë të pagave të tyre. Kjo paraqet zgjidhje e vetme për ne, sepse mjetet për pagesat shtesë janë të siguruara dhe janë në xhirollogarinë e Ministrisë së Financave.”, - u shpreh sekretari i përgjithshëm i SPAOGj-së, Bojan Tripunovski.
Nëse nuk nënshkruhet kjo marrëveshje kolektive para shpalljes së zgjedhjeve, Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore ka informuar se protesta dhe greva e paralajmëruar do ta organizohet pas përfundimit të procesit zgjedhor.
REXHEP QAMILI
