Botë

Relacionet Kosovë – Serbi, Rama: Të përqendrohen në dialog

09.02.2024 16:07

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me seancën e Këshillit të OKB-së për Kosovën...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me seancën e Këshillit të OKB-së për Kosovën, duke e quajtur të pakuptimtë.
 
“Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.”, shkruan Rama.
 
Ai vijon se dy vendet duhet të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm.
 
Rama garantoi se Shqipëria do të vazhdojë t'i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.
 
Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi pas statusit të kryeministrit Rama, duke deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie, por mbështetje konkrete. Sipas Bashës, aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje.
 
“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cenim të sigurisë së tyre kombëtare.’, shkruan Basha.
 
Reagim pati edhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili u shpreh se nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën, por duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.
 
LULJETA NDOKA