Brigada e Parë e Motorizuar Këmbësorike në përputhje me standardet e NATO-s

01.04.2015 17:01

Forca kryesore e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, Brigada e Parë Këmbësorike e Mekanizuar, me një ceremoni ushtarake shënoi përvjetorin e themelimit...

Kjo njësi ushtarake numëron  mbi 3000 ushtarë të shpërndarë në 7 garnizone në të gjithë vendin.

Motoja e tyre është “Forcë dhe nder”, ata përveç misioneve në Maqedoni, shpeshherë kanë kontribuar edhe në misionet paqësore jashtë vendit.

“Misioni ynë është mbrojtja e integritetit territorial, t’i japim mbështetje MPB-së dhe institucioneve tjera shtetërore në paqe dhe krizë, si dhe mbështetje politikës ndërkombëtare dhe interesave nacionale të Maqedonisë përmes pjesëmarrjes nëpër misione  jashtë vendit”- deklaroi gjenerali i Brigadës së parë këmbesorike të Mekanizuar, Pavle Arsovski.

Brigada e Parë Këmbësorike e Mekanizuar është plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s, ndërsa vetëm në misionin në Afganistan nga radhët e saj kanë marrë pjesë 1700 ushtarë.

“Jam i bindur që anëtarët e Brigadës së Parë Këmbësorike të Mekanizuar kanë aftësi dhe kapacitet të kontribuojnë në arritjen e rezultateve dhe sukseseve të reja. Suksese të cilat do të na shpien deri tek synimi ynë, që të jemi jo vetëm partnerë, por edhe anëtarë të NATO-s”- tha shefi i shtatmadhorisë së ARM-së, Goranço Kotevski.

Gjatë ceremonisë së sodit u shpërndanë edhe dhurata për më të mirët nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. (Ersan Pajaziti, TVM2)