Dibër, ashensor për pacientët me dializë
09.02.2024 18:31
Falë sponzorizimit të mërgimtarit Ramazan Rexha...

Falë sponzorizimit të mërgimtarit Ramazan Rexha, reparti i dializës në spitalin e qytetit të Dibrës pajiset me ashensor. Drejtori i spitalit, Jetlumt Pasholli tha se ashensori do të mundësojë lëvizje më të lehtë të pacientëve që kanë nevojë për aparatet e dializës.
Drejtori Pasholli ndau mirënjohje edhe ndaj dy sponzorëve "Korabi Redimiks" dhe "Dukas Kompani", të cilët ndihmuan për çimentimin e infrastrukturës së nevojshme për lëvizjen e pacientëve deri tek ashensori. (Atli Dema, TVM2)
