Kuvend, debat për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut (VIDEO)

09.02.2024 20:13

Me kërkesë të kryeministrit Talat Xhaferi....

Me kërkesë të kryeministrit Talat Xhaferi, Kuvendi ka filluar debatin për  shkarkimin e ministrit  të  Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Për ministra të rinj janë propozuar Ilir Demiri, ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ndryshime të kabinetin e ri qeveritar vijnë menjëherë pas ndasive që u paraqitën brenda ASH-së.

Detajet rreth zhvillimeve në Kuvend na i sjell, gazetarja Meral Ismaili. Meral si po zhvillohet debati rreth shkarkimit, përkatësisht zgjedhjes së ministrave të rinj?

“Kur Alternativa vendosi ti bashkohet ASh-së në opozitë, pse në vitin 2020 nuk u shkarkuan funksionerët e Alternativës atëherë. Pra ku është procedura në 2020-ën apo tash?. Por një fakt është I pamohueshëm se komandandti pranon urdhra nga dikush sepse dëshiron ta nënçmojë atë, sepse dëshiron që Aleancën për Shqiptarët ti ndajë në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm” – u shpreh Halil Snopçe nga ASH.

“Atë që e mendoni dhe flisni si në shtabet partiake, këta nuk janë ministra të Taravarit, këto janë ministra të Alenacës për Shqiptarët, ashtu siç është edhe Krenar Lloga. Thatë se do ti prisni qëndrimet e strukturave partiake, nuk i pritët, i shkarkuat para se të dëgjoni qëndrimet e strukturave” – deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO DPMNE.

“Unë për vete nuk do isha përzi në një parti politike, e cila këto çështje do ti zgjidh shumë shpejtë dhe do të vazhdojë jeta politike. Unë e kam problemin, ku e keni hallin ju që paraqiteni katër-pesë veta që ti mbroni ministrat e një tjetër partie politike dhe vetëm një ose dy deputet nga partia amë dalin në mbrojtje për ministrat e vet për të gjitha rezultatet, anomalite dhe lëshimet. A e dini ku e keni hallin ju? E keni hallin që nga ajo nata e famshme e 61-shit” – u shpreh Bajram Kadrija nga BDI. (Meral Ismaili, TVM2)