Maqedoni

Parashikimi i motit

10.02.2024 11:51

Ditën e shtunë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme...

Ditën e shtunë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës si dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në shtim pas mesditës. Reshjet do të jenë të dobëta në veriperëndim ndërsa pritet që intensiteti i tyre të shtohet në orët e vona të mbrëmjes.
 
Temperatura minimale do të jetë 0°C ndërsa maksimalja 18°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor e cila për pak kohë do të forcohet. Temperatura do mbrinë derinë 16°C.