Maqedoni
Ohër, aktivistët alarmojnë se nuk përmbushen rekomandimet e UNESCOs
10.02.2024 13:33
Misioni monitorues i UNESCO-s vjen këtë muaj në rajonin e Ohrit....

Misioni monitorues i UNESCO-s vjen këtë muaj në rajonin e Ohrit. Do të bëhet një inspektim deri ku është zbatimi i rekomandimeve, nëse rajoni do të ruajë statusin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore. Aktivistët gjithnjë e më shumë po reagojnë, thonë se asnjë nga 12 rekomandimet nuk është përmbushur. Sipas tyre, numri i ndërtimeve pa leje është në rritje, ndërsa ende vërehet një urbanizim I dukshëm në bregun e liqenit.
“Në sesionin e fundit që e kishte qendra për pasuri kulturore botërore u dhanë 12 rekomandime për Maqedoninë e Veriut, të cilat qeveria duhet ti përmbush. Asnjë prej atyre 12 pikave nuk është permbushur, është bërë edhe më keq, ka ndërtime pa leje, ka urbanizim në bregun e liqenit.”, tha Nikolla Kiselinov, ekolog.
Ekologë thonë se dorëzohen raporte jo reale nga ana e qeverisë, ndërsa në teren situata është ndryshe.
Frikësohen se Liqeni i Ohrit mund ta humbë statusi si zonë e trashëgimisë kulturore botërore.
“Janë dorëzuar raporte që nuk korrespondojnë me gjendjen reale. Për këto situata reagojmë vetëm ne qytetarët, të organizuar përmes organizatave të shoqërisë civile, por askush nuk na dëgjon, të gjithë dëgjojnë komisionin kombëtar të UNESCO-s, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Mjedisit, dhe situate reale në terren po përkeqësohet dita-ditës.”, tha Kiselinov.
Në Konferencën e UNESCO-s në Paris në fund të vitit të kaluar, përfundimi i Komitetit ishte se ishte bërë përparim i kufizuar në drejtim të zbatimit të rekomandimeve. Pas inspektimit të kushteve të rajonit të Ohrit, ekspertët e UNESCO-s duhet të vendosin nëse rajoni i Ohrit do të përfshihet në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar.
ILMIE ZHAKU
