Botë

Bajden dhe Sholc të shqetësuar për konfliktet në Ukrainë dhe Gaza

10.02.2024 13:56

Presidenti amerikan Biden dhe kancelari gjerman Sholc e ri konfirmuan bashkëpunimin euro atlantik mes Uashingtonit dhe Berlinit....

Presidenti amerikan Biden dhe kancelari gjerman Sholc e ri konfirmuan bashkëpunimin euro atlantik mes Uashingtonit dhe Berlinit. Bajden njohurit kërkoi përfshirje më të madhe të Evropës në mbështetjen e luftës në Ukrainë, pasi Kongresi Amerikan është shndërruar në pengesë për përkrahjen ushtarake të Ukrainës, pasi republikanët dhe demokratët në Kongres janë të ndarë rreth sajës e kush ka më shum përparësi Ukraina e cila po lufton me Rusinë, apo Izraeli me Hamasin. 
 
“Në kongres patjetër të kaloj pakoja e harxhimeve për sigurinë nacionale, përfaqësuesit tanë në dhomën e poshtme kishin qëndrime të ndara dhe më tepër u morën me politikë vendore se sa me agresionin brutal rus në Ukrainë. Prandaj Gjermania ndihmoi me ndarjen e përkrahjes ushtarake dhe kështu duhet të vazhdojë.”, tha Presidneti i SHBA-ve Xho Bajden.
 
“Nuk duhet të vrapojmë rreth kaçubës nëse Ukraina mund ta mbroj vendin. Ndihma amerikane është kyçe prandaj nëse nuk sillet vendim në kongres, do të jetë kanosje e madhe për Ukrainën.”, Kancelari i Gjermanisë Olaf Sholc.
 
Bajden dhe Sholc biseduan edhe për konfliktin në lindjen e mesme, duke u përqendruar te ndihma humanitare dhe lirimin e pengjeve. Paqa afatgjate do të arrihej me zgjidhjen me dy shtete u dakorduan Bajden dhe Sholc duke premtuar angazhim maksimal që kjo të arrihet. 
 
GYLTENE SINANI