Maqedoni

Dokumentet personale, edhe dy ditë afat për dokumentet e reja

10.02.2024 15:06

Qytetarëve të vendit u kanë ngelur edhe dy ditë afat për tu paisur me dokumente personale...

Dy ditë para skadimit të afatit për ndrrimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, Misnitri i Punëve të Bredëshme Tashkovski e ka vizituar stacionin policorë Prolet, ku ndodhet edhe njëri nga punktet për lëshimin e dokumenteve personale. Sipas tij me hapjen e 14 punkteve të reja tanimë nuk ka tollovi dhe qytetarët fotografohen në bazë të termineve, të cilat u janë ricaktuar për sot në vend të muajit maj që u ishin caktuar më parë. Sipas tij me riorganizimin u mundësua përshpejtimi i aplikimit për dokumente personale, megjithëse qytetarët vazhdojnë të ankohen se nuk mund ta marrin linjën për të caktuar termine. Por Tashkovski thot se kjo ndodh për shkak të numrit të madh të thirrjeve përkatësisht 500 thirrje në sekondë. Ta ndjekim deklaratën e ministrit Tashkovski, në të cilën ai përgjigjet edhe sa u përket stikerëve për tabelat e automjeteve me shenjën NMKD.

“Besoj se qytetarët janë të kënaqur me atë që mund ta bënim me riorganizimin fillestarë. Sidomos në pjesën me punktin më kritik ku të nejtit në bazë të parimit të paracaktuar kush arrinë i pari, i pari shërbehet, mund të aplikonin apo merrnin dokumentet, e pamë se ai sistem nuk funksionon. Të martën e konstatuam gjendjen faktike, pamë se me sa njerëz punohet në teren, u riorganizuam, trajnuam njerëz tjerë në bazë vullnetare, kapaciteti sot është rritur nga 4 në 14 zyrtarë policorë të cilët fotografojnë. Nga 10 tani ka 14 stacione bazë. Është me rëndësi procesi të ndiqet dhe të mbahet në kontinuitet kapaciteti maksimal që të mund ti plotësojmë nevojat e qytetarëve. Sot jemi e shtunë 10 shkurt, punkti punon, ndërsa nga e hëna do të fillojmë me dy ndrrime. Kapascitetin do ta rrisim në 28 persona të cilët do të mudn të fotografojnë dhe njëkohësisht do të mund të jenë të shërbyer qytetarët. Kjo është për 7 herë më shum se më parë, apo nëse ishin shërbyer300 deri në 350 qytetarë, tani këtu do të shërbehen në bazë ditore rreth 2 mijë qytetarë. Me rritjen e kapacitetit mundësohet që njerëzit të cilët kishin caktuar termine për në maj tu ricaktohen terminet për tani në shkurt. Nuk jam i kënaqur me numrin e pasaportave që i kemi dhe nëse nuk i reduktojmë në minimum kapacitetet prodhuese dhehet tia vëmë çelësin makinerisë por kjo është pasojë e planifikimit dhe menaxhimit katastrofal i numri të përgjithshëm të dokumenteve personale që duhet të arrijë në këtë shtet, e sidomos dinamika e arritjes... Ka 500 thirjre në sekondë, prandaj unë nuk mund ta fajsoj operatorin pasi nuk mund të pranojë 500 thirrje në sekondë, kjo është gjendje e jashtë zakonshme. Pse ka 500 thirrje në sekondë kjo është çështje tjetër. Një pjesë e madhe e spikerëve për automjete janë shpërndarë një pjesë ende nuk janë shpërndarë, por do të shpërndahen. Por ideja ishte që përveç në stacionet e kontrollit teknik ato të gjenden edhe në pikat kufitare, do ta shohim si do të procesuohet kjo.”, tha Misnitri i Punëve të Bredëshme Pane Tashkovski.
   
Marr parasysh se afati po shkon drejtë përfundimit qytetarët sa më parë dëshirojnë ta zgjidhin çështjen e dokumentev personale, të cilat me dokumentet me emrin Republika e Maqedonisë nuk do të mund të udhëtojnë jashtë shtetit, prandja edhe pse ditë vikendi edhe sot nuk munguan në punktet për fotografim. Ti ndjekim deklaratat e qytetarëve?
 
“Kisha termin në maj por mu lajmëruan në telefon për sot.”, u shpreh një qytetar.
 
“Gruaja kishte caktuar termin për 17 maj por pardje u lajmëruan thanë ejani të shtunën.”, tha një qytetar.
 
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen jashtë shtetit dhe posedojnë dokumenta me emrin Republika e Maqedonisë do të duhet tu drejtohen përfaqësive diplomatike të vendit, pët tu paisur me dokumente personale ose fletë udhëtim.
 
FITIM KRYEZIU