Maqedoni

Kovaçevski: Fronti evropian ekziston

10.02.2024 15:30

Fronti Europian për të cilën po mundohemi veq më ekziston, dhe kjo mund të shihen në vepër...

Fronti Europian për të cilën po mundohemi veq më ekziston, dhe kjo mund të shihen në vepër, dhe nuk mundemi që procesin euro-integrues të vendit ta kufizojmë me atë se a thua valla Arben Taravari ka kaluar nga pushteti në opozitë, tha lideri I LSDM-së Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit duke i komentuar zhvillimet e fundit në ASH, thekësoi se Taravari nuk është faktori kryesorë për ardhmërin e vendit, por se ai është duke vepruar në bazë të kalkulimeve të tija politike. 
 
“Unë nuk mendoj se Taravari është aq vendimtarë për ardhmërin e vendit, por bëhet fjalë për një politikan nga Gostivari, i cili është një mjek i suksesshëm, dhe i cili po bënë kalkulime të tija politike, por ardhmëria e vendit nuk mund të varet nga një person, apo e ndonjë subjekti politik. Ky është një process i gjërë shoqëror, dhe nuk mund ta harrojmë faktin se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë është subjekti më i madhë politik.”, tha lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Ndërsa nga VMRO-DPMNE-je kanë reaguar se askush nga LSDM-ja nuk i kanë informuar se RMV i ka filluar bisedimet për anëtarësim në BE. Sipas tyre LSDM dhe Kovacevski janë fajtorët kryesor që RMV është duke zhvilluar një politik nënquese ndërkombëtare, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
 
“Maqedonia është i vetmi vend në botë që është i kushtëzuar të ndryshojë kushtetutën pa filluar negociatat me BE-në dhe të gjitha këto e kanë bërë Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq të cilët në vend që të mbrojnë interesat kombëtare dhe shtetërore, i shesin ato. Sa i përket krimit dhe korrupsionit në vend, Kovaçevski më mirë të mos e hapë gojën, sepse gjysma e qeveritarëve janë në listën e zezë të SHBA-së, ndërsa ambasadori amerikan Aguilar thotë se në Maqedoni ka epidemi korrupsioni, ndërsa Ambasadori Holandez Kopp thotë se vendi nuk ka bërë asnjë progres në luftën kundër korrupsionit.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
Kryetari i Socialdemokratëve të Gjermanisë, u shpeh se i jep mbështetje të fuqishme integrimeve eurointegruese të RMV. Larsk Klinbilg është lideri i parë i subjektit politik që vijë për një vizitë zyratre në RMV. Ai u shpreh se Ballkani Perendimor duhet të jetë pjesë e BE-së, si për ta mbajtur sigurin e tyre të brendshme stabile, por edhe të vetë Unionit Europian. 
 
“Procesi I anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian është e rëndësishme, dhe duhet ta pranojmë se RMV në këtë drejtim është duke bërrë një punë të mrekullueshme rreth qështjes së anëtarësimit. Ky është prespektiva gjermanane, dhe edi se kancelari Sholc e ndanë këtë prespektivë dhe është shumë aktiv në këtë drejtim. Unëm und tju japë përkrahje të fuqishme si lider i partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, dhe ne suam që RMV por edhe vendet tjera të Ballkanit Perendimor duhet të bëhen pjesë e BE-së.”, tha kryetari i Socialdemokratëve të Gjermanisë, Larsk Klinbilg.
 
Kovaçevski poashtu në fund thekësoi se në organet e partisë janë propozuar më shumë kandidat të cilët miund të jetë në garën presidenciale si kandidat i LSDM-së, duke mos e përjashtuar edhe presidentin actual Pendarovskin, por edhe Kryetar të tjerë të partisë dhe të shtetit të cilat janë shqyrtuar si opsione.   
 
FITIM KRYEZIU