Botë

Ukrainë, vriten tetë persona nga sulmet ruse

10.02.2024 15:55

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur të në Ukrainë, si pasojë e sulmeve të reja ruse me dronë.

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur të në Ukrainë, si pasojë e sulmeve të reja ruse me dronë.
 
Autoritetet ushtarake ukrainase kanë raportuar edhe për dëme në një port shumë të rëndësishëm për eksportin e mallrave ushqimore të Ukrainës. Sulmet me dronë në qytetin lindor të Ukrainës – Harkiv – kanë lënë të vrarë shtatë persona, përfshirë tre fëmijë. Kryeprokurori i Harkivit, Oleksandr Filchakov, ka thënë në Telegram se tre dronë e kanë goditur një stacion gazi. Kryetari i Harkivit Ihor Terekhov, ka thënë se nafta e rrjedhur prej sulmit ua ka vënë flakën shtëpive në afërsi, dhe rreth 50 persona janë evakuuar.
 
Në rajonin e Hersonit, trupat ushtarake ruse kanë bombarduar fshatin Veletekske, duke e vrarë një grua dhe duke ia plagosur prindërit. Në rajonin e Odesas, katër persona janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë rusë. Autoritetet kanë thënë se nëntë dronë të prodhuar prej Iranit, janë lëshuar në qytetin e Odesas, por ata janë rrëzuar prej mbrojtjes ukrainase. Ndërkohë Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksandr Pavlyuk, është shkarkuar nga pozita, ka njoftuar Qeveria Ukrainase.