Maqedoni
Kuvendi i ASH-së i thirrur nga Sela vendosi: Më 18 shkurt kongresi për shkarkimin e Taravarit
10.02.2024 17:19
Kuvdei i ASH-së i thirrur nga Ziadin Sela sot vendosi të mbaj kongres në të cilindo të votohet për shkarkimin e kryetarit aktual të kësaj partie Arben Taravari....

Kuvdei i ASH-së i thirrur nga Ziadin Sela sot vendosi të mbaj kongres në të cilindo të votohet për shkarkimin e kryetarit aktual të kësaj partie Arben Taravari. Kuvendi u thirr pas publikimit të qëndrimit të Taravarit për tu bërë pjesë e bllokut të opozitës shqiptare, që u kundërshtua nga Sela. Ky i fundit pas kuvendit tha se e pritën Taravarin të merr pjesë në kuvendin e thirrur sipas statutit të partisë dhe pasi ai nuk erdhi për të raportuar Kuvendi vendosi për mbajtjen e kongresit më 18 shkurt ku do të votohet për shkarkimin e Taravarit.
“E pritëm kryetarin gjatë, por ai nuk erdhi. Ne nuk mund ta lemë partinë që të jetë objekt i dëshirave personale. Pas një debati të gjatë dhe me votë nga ana e kuvendit nga prezenca prej 108 anëtareve të kuvendit, 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim u mor i iniciativa për shkarkimin e kryetarit të partisë. Natyrisht një vendim tjetër është për thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm, i cili u thirr më datë 18 dhe duhet të marrë formë shkarkimi i kryetarit. Ndërsa për pikën tjetër, për atë se si do të shkojë në zgjedhje ASh-ja, ai që bën propozim është kryetari i partisë. Kjo pikë u vendos që nuk mund të diskutohet pasi u mor iniciativë për shkarkimin e kryetarit të partisë,”, tha kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
