Maqedoni

Taravari: Kushdo që ka ankesa le ti drejtohet Gjykatës

10.02.2024 17:47

Pasi u propozua shkrkimi i tij në kuvendin e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, ka reaguar kryetari i kësaj partie, Arben Taravarit....

Pasi u propozua shkrkimi i tij në kuvendin e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, ka reaguar kryetari i kësaj partie, Arben Taravarit. 
 
Në postimin e tij në rrjetet sociale Taravari thot se Kauza e tij dhe përkrahësve të tijë është Ndryshimi! 
 
“Përpjekjet e BDI-së dhe skenaristit Grubi për të na defokusuar tek kinse "e kujt është partia" janë të dështuara. Prej sot nuk merremi më me këtë gjë. Kushdo që ka ankesa le t'i drejtohet Gjykatës. Kauza Jonë është Ndryshimi që Ka Nis!
8 maji afron çdo ditë e më shumë!”, thekson Taravari.