Maqedoni
Parashikimi i motit
11.02.2024 11:22
Këtë fundjavë nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm...

Këtë fundjavë nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do të jenë më të shumta dhe të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m²), veçanërisht në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/h).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17°C.
Në Shkup me vranësira të pjesshme, paradite me periudha të shkurtra me diell. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor, e cila herë pas here do të intensifikohet.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15°C.
