Maqedoni

Ademi: Derivatet e BDI-së nuk e mundin dot BDI-në

11.02.2024 13:13

Derivatet e BDI-së nuk mund ta fitojnë fronti pro europian të BDI-së....

Derivatet e BDI-së nuk mund ta fitojnë fronti pro europian të BDI-së, vlerëson Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, duke komentuar zvillimet e fundit në Aleancën për Shqiptarët dhe opozitën shqiptare. Ai njëherit akuzon VMRO-në se nuk po kursen asgjë nga lidhjet Serbo-Ruse për të frymëzuar edhe opozitën shqiptare. 
 
“VMRO nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski. Në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni. Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Frontin e forcave pro europiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së!”, shkruan Ademi në facebook. 
 
VMRO-DPMNE: E preferojmë BDI-në në opozitë
 
Ndërkohë Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE ka përsëritur qëndrimin se kjo parti e dëshiron BDI-në në opozitë, ndërsa sa u përket kandidatëve për deputet të kësaj partie ato do të dihen nga fundi i marsit apo në fillim të prillit.
 
“E di që këtë të cilën do ta them tani BDI do ta përdorë në fushatën e sajë, pasi sipas tyre për gjithçka VMRO-DPMNE është fajtore, por preference jonë është që BDI të shkoj në opozitë.”, Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-së
 
Taravari: Së shpejti do të takoj kryetarët e LEN
 
Ndërkohë kreu i ASH-së Arben Taravari ka komentuar Kuvendin e së Shtunës të kësaj partie të thirrur nga kryetari i Kuvendit Ziadin Sela, në të cilin u kërkua shkarkimi i tij, duke kontestuar numrin prej 108 kuvendarëve. 
 
“BDI-së I konvenon momentalisht që kjo temë të zhagitet sa më shumë. Unë e them nji fjali sit ë vendose gjykata. Komplet e drejta është nga ana jonë as që diskutohet, me anëtarë të kryesisë, me anëtaër të kuvendit por gjykata le të vendose. Nuk dua ta bëj këtë temë, dua të flasim për ndryhsimin, për proektet që afrojmë si kualicion I ardhëshëm të cilin do ta prije ASH. Së shpejti këtë javë do të ulem edhe me kryetarët që e përfaqësojnë LEN-in sepse jam I autorizuar edhe prej kuvendit edhe prej kryesisë së partisë për ti vazhduar negociatat.”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
 
Deklarata e Taravarit pasoi pasi Kuvendit partiak të së shtunës i thirrur nga Ziadin Sela, ku u vendos të thirret kongresi i jashtëzakonshëm i kësaj partie, me kërkesën për shkarkimin e kryetarit Arben Taravri, pasi siç u tha ky i fundit nuk ka konsultuar organet partiake për të vendosur rreth kualicionimeve. Ndërsa kreu I LSDM-së Kovaçevski I pyetur rreth zhvillimeve në ASH, ka thënë se Fronti evropian do të funksionojë edhe pa Taravarin. 
 
FITIM KRYEZIU