Maqedoni
Mariçiq: RMV dialog strategjik me SHBA-të
11.02.2024 13:33
Sistemi i masave restriktive të SHBA-së për sanksionimin e politikanëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor...

Sistemi i masave restriktive të SHBA-së për sanksionimin e politikanëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit, thot zëvendëskryeministri i pare, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Ai këto komente i bëri në kuadër të vizitës në SHBA ku mori pjesë në panel diskutimin në temë, Marrëdhënie BE-SHBA: Ndërtimi i sigurisë kolektive në botën e cila ndryshon”.
“Maqedonia e Veriut ka vendosur dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forma të veçanta të bashkëpunimit, ku sistemi i masave restriktive të SHBA-së për sanksionimin e politikanëve të korruptuar të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit, dhe do të ndihmojë në rregullimin dhe reformimin e sistemit në rrugën drejtë BE-së. Zgjidhja e sfidave siç janë korrupsioni dhe promovimi i integrimit janë me rëndësi themelore për arritjen e këtij qëllimi”, theksoi Mariçiqi.
Mariçiq: Të përkushtuar në nxitjen e dialogut rajonal
Ai mët tej theksoi se prania dhe mbështetja e politikanëve amerikanë janë me rëndësi vitale në luftën kundër korrupsionit në rrugën tonë të integrimit evropian. Angazhimi dhe bashkëpunimi me politikanët amerikanë e përforcon përkushtimin tonë në vlerat demokratike dhe e përforcon partneritetin transatlantic vlerëson Mariçiq.
“Jemi të përkushtuar në nxitjen e bashkëpunimit rajonal përmes vizitave të rregullta dhe dialogut. Fuqizimi i partneritetit në kuadër të Ballkanit Perëndimor dhe me aleatët në NATO është me rëndësi kyçe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta dhe përballjen me sfidat e përbashkëta”. u shpreh Mariçiq.
Rezultatet e zgjedhjeve në BE dhe Ballkan, Mariçiq: Me rëndësi për ardhmërinë e rajonit
Sipas Mariçiq, zgjedhjet e ardhshme evropiane kanë rëndësi të madhe në formimin e të ardhmes së Evropës. Ai potencoi se me rëndësi thelbësore është që të theksohen perspektivat progresive të gjeneratave të reja të cilat angazhohen për unitet dhe bashkëpunim evropian.
“Rezultati nga zgjedhjet evropiane dhe lokale në Ballkanin Perëndimor do të ketë ndikim të madh ndaj trajektores së ardhshme në rajon. Këto zgjedhje përfaqësojnë kthesë kyçe në udhëtimin tonë kolektiv drejt stabilitetit dhe prosperitetit”, tha Mariçiq.
Në konferencë u theksua edhe situata gjeopolitike në Evropë, me rëndësinë e theksuar nga krijimi i së ardhmes e cila do të nënkuptojë siguri dhe stabilitet në rajon.
GYLTENE SINANI
