Vdes prokurori i rrëmbyer turk, protesta në Stamboll, koktej molotovi policisë
Vdiq prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz, në spitalin në të cilin kishte qenë i transferuar me lëndime të rënda, të fituara pas dramës së gjatë të pengjeve në gjyq të Stambollit...

I sulmuar në zyrën e tij nga dy anëtarë të Partisë Revolucionare të së majtës, të cilët e mbajtën peng për gjashtë orë, fund dramës i dha forca speciale.
Kiraz ka udhëhequr rastin e vrasjes së adoleshentit turk, Berkin Elvan, i cili humbi jetën vitin e kaluar gjatë protestave masive në Stamboll. Qëllimi i sulmuesve ka qenë mësimi i emrave të anëtarëve të forcave speciale të cilët kanë gjuajtur drejt demonstrantëve, me ç’rast u vra djaloshi.
Vdekja e prokurorit ka shkaktuar protesta masive në më shumë lagje të Stambollit, si dhe para pallatit të Medicinës Gjyqësore. Demonstrantët kanë gjuajtur me molloto koktej dhe gurzinj drejt mbajtësve të rendit, pas së cilës policia ka intervenuar më topa-uji dhe gaz-lotsjellës që të largonin grupin e qytetarëve të mllefosur. Forcat e sigurisë kanë burgosur dy gra të cilat kanë brohoritur: “njerëzit të cilët duan drejtësi për Berkinin janë të pavdekshëm”. (Besa Jashari, TVM2)
