Botë

Irani paralajmëron Izraelin pas sulmeve në Liban

11.02.2024 13:55

Për shkak të sulmeve më të reja ndaj Libanit minsitri I jashtëm Iranian e ka paralajmëruar kryemisnitrin izraelit Netanjahu...

Për shkak të sulmeve më të reja ndaj Libanit minsitri I jashtëm Iranian e ka paralajmëruar kryemisnitrin izraelit Netanjahu, duke theksuar se transporti detarë në detin e kuq është çelësi I sigurisë. Ai në Bejrut ka takuar homologun libanez dhe udhëheqësin e Hezbollahut, por edhe me përfaqësuesit e Hamasit dhe Xhihadit Islamik. 
 
“Republika islamike iraniane do ta mbështes fuqishëm secilën nismë për Gazën dhe Bregun perëndimorë, si pjesë kryesore e rajoneve ku jetojnë palestinezët dhe liderët e tyre.”, tha Husein Amir Abdollahjan, misnitër i punëve të jashtme iIranit
 
Gaza, Izraeli vazhdon sulmet ushtarake
 
Ndërkohë izraeli vazhdon operacionin luftarak në pjesën jugore të rripit të Gazës ku ndodhen dy të tretart e popullsisë së evakuar nga luftimet, apo rreth një million e gjysëm. Në shënjestrën e ushtrisë izraelite është Rafah që ndodhet në kufirin me egjiptin.
 
“Tanimë kemi hyrë në pozicionet e ndjeshme të Hamasit. I shfrytëzojmë të gjënat kundër zbuluese kundër tyre. I shkatrrojmë me armët e tyre në teren.Sa më shum afrohemi dhe e realizojmë qëllimin, aq më tepër afrohemi te qëllimi për lirimin e pengjeve.”, Joav Galant, ministër i mbrojtjes i Izraelit.
 
Arabia saudite iu kërcënua izraelit me pasoja të pa parashikueshme nëse vazhdon intervenimin në Rafah. Por kryemisnitri izraleit Netanjahu thot se fitorja është çelësi I ekzistimit të shtetit izraelit. Ndërkohë në Rafa dhe në qytetin Gaza është rritur numri I viktimave nga sulmet izraelite. Njoftohet për të paktën 50 të vdekur dhe disa të lënduar. 
   
GYLTENE SINANI