Botë

Ukrainë, Rusia kryen sulme të reja me dronë

11.02.2024 14:22

Ushtria e Rusisë ka nisur një valë të re sulmesh me drone në Ukrainë, përfshirë edhe në kryeqytetin Kiev...

Ushtria e Rusisë ka nisur një valë të re sulmesh me drone në Ukrainë, përfshirë edhe në kryeqytetin Kiev, kanë thënë zyrtarë ushtarakë ukrainas.
 
Rusia ka sulmuar me dronë Ukrainën edhe një ditë më parë, kryesisht në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, i cili gjendet në kufi me Rusinë, në pjesën lindore. Si pasojë e sulmeve janë vrarë të paktën tetë persona. Sulmet e vazhdueshme ruse vijnë në kohën kur Kievit po i rrezikohen ndihmat ushtarake prej Shteteve të Bashkuara, pasi ligjvënësit republikanë atje po e bllokojnë një pako ndihme në vlerë të 61 miliardë dollarëve, me kërkesën që të bëhen ndryshime të mëdha në politikat kufitare të SHBA-së, për shkak të migrimit. Forca ajrore ukrainase ka thënë ne Telegram se sistemet për mbrojtje kanë shkatërruar 40 prej 45 dronëve iranianë të nisur prej Rusisë gjatë natës.