Maqedoni
Juristët: Vaksinimi dhe shkollimi obligativ
11.02.2024 14:44
Vaksinat janë të obliguara për mbrëjtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive dhe kusht për regjistrimin e fëmijëve në shkollë...

Vaksinat janë të obliguara për mbrëjtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive dhe kusht për regjistrimin e fëmijëve në shkollë. Por numri i fëmijëve të pa vaksinuar vazhdimisht rritet për shkak të fushatave kundër vaksinimit. Edhe e drejta e arsimimit edhe ruajtja e shëndetit janë obligative thonë Juristët.
“Në rastin e vaksinimit qëllimi ivaksinimit është mbrojtja e të drejtës së tejtrit, mbrojtje e shëndetit publik, prandaj gjykata kushtetuese thot se këto qëllime legjitime që shteti synon ti realizojë, nuk është kundër kushtetuese dhe diskriminuese rregullativa që thot se fëmijët duhet të kenë vërtetim për tu regjistruar në shkollë të mesme.”, Bojan Tërpevski nga Shoqata e juristëve të rinjë.
Mjekët: Për pandemitë fajtorë të papërgjegjshmit
Nga inspektorati shëndetësorë sanitarë nga ana tjetër thonë se prindët të cilët nuk do ti vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit për imunizim të obliguar parashihet gjobë prej 300 deri në 650 euro. Por edhe pse imunizimi i fëmijëve nuk është në nivelin e duhur të gjith regjistrohen në klasë të parë. Mjekët thonë se shum prindër e gjejnë zgjidhjen para se të vijë regjistrimi.
“Kemi presione, sidomos fëmijë plotësisht të pa vaksinuar vijnë me karton nga lindja dhe kërkojnë vërtetim vetëm për dy vaksinat e marra në lindje. I refuzojmë por ndonjëherë përballemi edhe me kërcënime. I dërgojmë te mjekët amë.”, tha Sanja Cilevska, mjeke në punktin e vaksinimit në Klinikën Bukuresht.
“Mendoj se me bisedë të mirë ka raste kur binden për vaksinim. Gjithmonë ka njerëz që kërkojnë mënyrë se si ta bëjnë atë. Thiren te rregullativat e shteteve tjera se si është atje.”, tha Dragana Emel Markovska, pedijatre.
Në njërin nga punktet e vaksinimit e takuam Anton Kurtevskin i cili priste për ta vaksinuar fëmijën e tij.
“Vlerësoj se prindët nuk duhet ti ndjekin rrjetet sociale dhe teoritë komplotiste për vaksinim, por ti dëgjojnë punëtorët shëndetësorë. Kemi histori 200 vjeçare që kemi zhdukur sëmundje që kanë qenë të pa shërueshme.”, tha Anton Kurtevski, prind.
Për shkak të personave të pa përgjegjshëm shumherë vjen deri te paraqitja e pandemive, siç është rasti me fruthin.
“Kishim epidemi më të vogël në vitin 2008, më pas në vitin 2010, 2011, me disa me rreth 900 raste. Më aps epidemi në vitin 2014 që ishte epidemi në teritorin e Shkupit, apo në vitin 2019 me mbi 1900 raste që e kaploi tër shtetin.”, tha Kristina Stavridis nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në të gjitha epidemitë që i kemi pasur deri më tani në vendin tonë kanë qenë mbi 90% perosna të pa vaksinuar, apo gjysmë të pa vaksinuar.
GYLTENE SINANI
