Maqedoni
Tetovë, Mali Sharr përplot me deponi të egra
11.02.2024 15:29
Mali Sharr megjithse është shpallur park nacional, është përplot me deponi të egra....

Mali Sharr është plotë me deponi të egra. Drejtorit i Parkut Kombëtar Ibrahim Dehari, tha se deponti e egra janë në të gjitha komunat ku shtrihet Parku kombëtar e sidomos përreth fshatrave malore. Sipas Deharit janë tre komun ku problemi më deponit e egra është më i madhë edhe atë në komunën e Tetovës, Bogovinës dhe Vrapçishtit.
“Ne kemi pas me ministrinë e Mjedisit për mënjanimin e këtyre deponive, në vitin e kaluar pjesërisht u pastruan këto por problemi është se vazhdojnë dhe të rikthehen si më parë. Problemi aktual është në komunat që nuk grumbullojnë mbeturinat ditore apo fare nuk grumbullojnë mbeturinat në fshatrat Xhermë, Vicë, Veshallë, Bozofcë, në komunë e Bogovinës, Novosellë, Urviç, Jellovojn Sellce Keqe, në komunë e Vrapçishtit, Kalishtë Llomnicë edhe Gjurgjevishtë.”, tha drejtori i Parkut Nacional, Ibrahim Dehari.
Nga komuna e Tetovës thonë se ata nuk mund të zgjedhin problemin, pasi nuk e kanë për detyrim. Sipas tyre Mijistria e Mjedisit dhe drejtoria e Parkut Kombëtar ka këto kompetenca. Nga komuna thkesojn se ata bëjnë mbledhjen dhe grumbullimin e mbeturinave në të gjithë teritorin e komunës se Tetovës.
“Për pastrimin e deponive që gjenden në malin sharrë kompetencat i ka ministra ekologjisë edhe vetë drejtoria e malit Sharr, komuna e Tetovës ka për kompetencë pastrimin e mbeturinave që gjenden në komunën të Tetovës dhe fshatrave që janë pjesë e komunës të Tetovës punë që e bën NPK-ja ndërsa për pjesën tjetër për deponinë që ndodhen në malet i përket Ministrisë edhe drejtorisë së Parkut Nacional.”, tha zëdhënsja e komunës së Tetovës, Besarta Ramadani.
Përndryshe edhe pse Ministria ekologjisë vjet ndau mjete për pastrimin depoinive, Sipas Ministres Shukova ato para për pastrimin e deponiëve janë para të hedhura kot pasi që të njëjtat përsëri krijohen ajo bëri apele deri tek inspektoriati komunal dhe shtëtëror të dalin në teren dhe të marrin masa dhe të dënohen personat që shkelin ligjin.
VISAR SADIKI
