Ndikimi i politikës së brendshme në eurointegirm, Ruzhin: Po lihet anash plani ndërkombëtar
Lëvizjet e brendshme politike duket se kanë lënë anash strategjinë shtetërore për integrim evropian...

Lëvizjet e brendshme politike duket se kanë lënë anash strategjinë shtetërore për integrim evropian për faktin se e tërë energjia po shkrihet në matematikat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, thotë për TVM2 isha ambasadori, Nano Ruzhin, duke përkujtuar lidhshmërinë mes politikës së jashtme dhe të brendshme dhe kushtëzimin e politikës ndërkombëtare nga ecuria e zhvillimeve shtetërore. Për të, nuk ka ndonjë interval kohor se kur kuvendi mund t’i kthehet përbushjes së kushtit për vazhdimin e procesi eurointegrues i cili ka ngecur në kuvend dhe pret votimin e ndryshimeve kushtetuese.
“Në raport me atë se çka do të ndodh nëse edhe më tutje politikanët tanë qëndrojnë indiferent ndaj çështjeve siç janë eurointegrimet, keni të drejtë, sepse energjia e tepruar në garrën e brendshme, rivaliteti na largon nga problemte e vërteta, rrjedhimisht nga BE-ja. Nuk dihet kur në të vërtetë do ta tejkalojmë këtë çështje dhe kur do të bëhemi shtet i vendosur dhe serioz që ta kalojë rubikonin dhe të gjenden 2/3 e votave në kuvend, rreth asaj që e kërkon BE-ja dhe jo Sofija. Ne kemi punë me BE-në por shihet se poltikanët këtë nuk e dëgjojnë dhe po taktikojnë… Askush nuk e din çka më tutje por është në interes të të gjithëve që të zgjidhet ky problem.”, tha ish ambasadori Nano Ruzhin.
