Shpërthen gazi në një pus nafte, evakuohen banorët e marinzës në Fier
Kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” në Fier ka shpërthyer dy puse nafte fare pranë banesave, duke shkaktuar një panik të madh...

Shpërthimi ka çuar në evakuimin e 60 familjeve, të cilave nafta u ka hyrë në shtëpi. Disa prej tyre japin alarmin se ndihen të kërcënuar nga shpërthimet e herëpashershme të kompanisë “Bankers”.
Situata ka alarmuar Ministrinë e Mjedisit si dhe atë të Energjisë, përfaqësues të të cilave kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në mesditë, Ministria e Mjedisit njoftoi pezullimin e çdo aktiviteti të kësaj kompanie.
Banorët ndihen të kërcënuar në vazhdimësi, pasi nuk është hera e parë që atyre u shpërthejnë puset e naftës pranë banesave. Kompania mësohet se përdor lëndë shpërthyese tritol për këto shpërthime, të cilat tanimë janë të ndaluara nga Ministria e Mjedisit. (Luljeta Ndoka, TVM2)
