Maqedoni

MPB: Nga 13 shkurti nuk vlejnë pasaportat me RM

11.02.2024 17:13

Misnitria e punëve të brendëshme i njofton qytetarët e vendit se nga mesnata mes 12 dhe 13 shkurtit...

Misnitria e punëve të brendëshme i njofton qytetarët e vendit se nga mesnata mes 12 dhe 13 shkurtit, në përputhje me ndryshimet e miratuara ligjore, lidhur me Marrveshjen e Prespës, nuk do të vlejnë dokumentet e udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë dhe do të vlejnë vetëm dokumentet me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. 
 
“I lusim qytetarët me dokumente të vjetra udhëtimi të mos tentojnë fare të dalin nga shteti sepse ajo nuk është e mundur. Shtetasit me dy shtetësi do të munden pa pengesa ti shfrytëzojnë dokumentet e udhëtimit të nga shtetet tjera”. 
 
MPB: Letërnjoftimet me RM do të vlejnë brenda vendit 
 
Poashtu nga MPB bëjnë të ditur se secili shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili do të vijë në në kufi për të hyrë në vend, do të pranohet pa marr parasyshë se çfar dokumenti udhëtimi posedon. 
 
“Sa u përket letërnjoftimeve, i njoftojmë qytetarët se ato do të vlejnë edhe pas 13 shkurtit, pa marr parasyhsë nëse janë me emrin Republika e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët mund ti shfrytëzojnë pa pengesa në teritorin e shtetit”. 
 
Për dalje nga shteti për në shtetet me të cilat kemi mardhënie dypalëshe për udhëtim me letërnjoftime, qytetarët nuk do të kthehen nga zyrtarët nga policia jonë kufitare, nëse kanë letërnjoftim me emrin Republika e Maqedonisë, por nuk mund të garantojmë se do të pranohen nga shtetet tjera. 
 
MPB: Lejet për vozitje me RM nuk janë valide
 
Sa u përket letërnjoftimeve nga MPB njoftojnë se nga mesnata më 13 shkurt 2024 janë valide vetëm lejet e vozitjes me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. 
 
“Misnitria e punëve të brendëshme do të veprojë në përputhje me ligjin dhe prandaj apelojmë te qytetarët që të mos drejtojnë automjete nëse nuk kanë leje për vozitje valide me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Paralajmërojmë se në rast dëmtimi në fatkeqësi komunikacioni, për shakak të lejes jo valide, qytetarët të cilët nuk kanë leje valide do ti bartin pasojat rreth dëmeve eventuale”. 
 
Sa u përket stikerëve për tabelat e regjistrimit me NMK nga MPB thonë se ato janë pa pagesë dhe mund të merren në secilin stacion të kontrollit teknik. 
 
GYLTENE SINANI