Ukrainë, vazhdojnë luftimet në të gjitha frontet
12.02.2024 12:38
Vazhdojnë luftimet në të gjitha frontet në Ukrainë...

Vazhdojnë luftimet në të gjitha frontet në Ukrainë. Presidenti francez, Emanuel Makron, ka shtyrë një vizitë dyditore në Kiev për arsye sigurie.
Mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 14 dronë rusë dhe një raketë. Dronët dhe raketat u kapën mbi rajonin Kemelnitski, në perëndim të Ukrainës, por edhe pranë Kirovohrad, Mykolaiv, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhia.
Presidenti Zelenski tha se mbrojtja ajrore e vendit ka rrëzuar 359 dronë rusë që nga fillimi i vitit 2024.
Ndërkohë, inteligjenca ukrainase ka pohuar se forcat ruse po përdorin shërbimet Starlink të kompanisë së Elon Muskut.
