Maqedoni
Kolla e keqe, mbi 30 numri i të infektuarve
12.02.2024 15:45
Pesë raste të reja me kollë të keqe janë shënuar në kryeqytet, ndërkaq ka arritur mbi 30 numri i të infektuarve....

Pesë raste të reja me kollë të keqe janë shënuar në kryeqytet, ndërkaq ka arritur mbi 30 numri i të infektuarve. Në spitalin e fëmijëve “Kozle” janë të hospitalizuar shtatë fëmijë, njëri është një vjeç dhe të tjerët më të vegjël. Të gjithë janë në gjendje stabile dhe asnjë prej tyre asnjë nuk është vaksinuar. Në klinikën e fëmijëve po trajtohen dy fëmijë me kollë të keq. Qeveria nuk ka shpallur ende epidemi, ndaj kopshtet nuk kanë asnjë detyrë të kthejnë fëmijët e pavaksinuar. Ata thonë se për momentin po ndjekin rekomandimet e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive.
“Deri më tani ne nuk kemi marrë raport nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe as rekomandime a t’i kthejmë apo jo fëmijët e pavaksinuar, gjegjësisht fëmijët pjesërisht të vaksinuar dhe ne si institucion nëse nuk marrim raport të shkruar, ne nuk kemi të drejtë t’i kthejmë fëmijët mbrapa. Çerdhja jonë i pranon edhe fëmijët e vaksinuar edhe ata të pavaksinuar.”, - deklaroi drejtoresha e kopshtit “Borëbardha”, Narel Salih Buci.
Prindërit e anketuar thonë se i kanë të vaksinuar fëmijët e tyre.
“Po, janë të vaksinuar fëmijët, krejt i kanë me rregull.”, - tha një prind.
“Po, i kanë marrë të gjitha vaksinat, nuk kanë problem me punën e vaksinave.”, - tha një prind tjetër.
“Të gjithë fëmijët i kam të vaksinuar.”, - u shpreh një prind.
Frika e përhapjes së sëmundjes ka bërë sot radhë para stacioneve të vaksinimit. Ata punojnë me dy ndërrime. Më shpesh, fëmijët në moshën tre, katër, madje edhe pesë vjeç, të cilët humbën rivaksinimin në 18 muaj, u imunizuan. Pediatret paralajmërojnë se imunizimi është masa e vetme për të parandaluar një epidemi.
VLORA LATIFI TOPOJANI
