Maqedoni
Sindikata e Shëndetësisë: Po kërkohet një zgjidhje për problemet në shëndetësi
12.02.2024 16:04
Sindikata e Klinikës dhe Sindikata e Degëve kanë bërë thirrje të forta për ministrin e ri të Shëndetësisë...

Sindikata e Klinikës dhe Sindikata e Degëve kanë bërë thirrje të forta për ministrin e ri të Shëndetësisë për të nënshkruar anekset e miratuara nga Qeveria. Kryetarët e këtyre sindikatave, Predrag Serafimovski dhe Ljubisha Karanfilovski, kanë shpjeguar se qëllimi kryesor i kësaj iniciative është informimi i punonjësve të sektorit shëndetësor për aktivitetet pas nënshkrimit të aneksit të fundit më 10 tetor dhe për rritjen e pagës minimale, që do të hyjë në fuqi në mars, duke e çuar atë në 22,700 denarë.
“Na është thënë se ka mbledhje të Qeverisë. Në mbledhjen e radhës ministri do të kërkojë autorizim me shkrim për të nënshkruar anekset. Kemi kërkuar që më së voni deri më 15 shkurt që të bëhet, të nënshkruhet dhe të bëhet njëfarë dinamike e pagesës së rritjeve, në të cilat këto grupe, personeli mjekësor dhe ai teknik ndihmës, të hyjnë në radhë të parë nga marsi 2024, me një rritje të pagës minimale.”, - theksoi Predrag Serafimovski nga Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike.
Predrag Serafimovski nga Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike thotë se kemi bërë një aneks për kontratat kolektive dhe i kemi dorëzuar deri tek Ministria e Shëndetësisë. Ai kërkon nga ministri i ri që do të vijë në funksion, që të merret parasysh kërkesa para shpalljes së zgjedhjeve.
“Kërkojmë që pas zgjedhjes së ministrit të Shëndetësisë në seancën e sotme parlamentare, të jepet pëlqimi i ministrit të ri të Shëndetësisë për të vazhduar me publikimin e këtij aneksi të kontratës kolektive para shpalljes së zgjedhjeve.”, - u shpreh kryetari i Sindikatës së Pavarur, Ljubisha Karanfilovski.
Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh këto ditë, ata kërkojnë takim me kryeministrin teknik, Talat Xhaferin dhe ministrin që do të përzgjidhet.
SEDAT SELIMI
