Maqedoni

Dokumentet personale, në mesnatë skadon vlefshmëria

12.02.2024 16:58

Afati i vlefshmërisë së dokumenteve personale me emrin e vjetër të shtetit skadon në mesnatë....

Afati i vlefshmërisë së dokumenteve personale me emrin e vjetër të shtetit skadon në mesnatë. Pasaportat me emrin e vjetër për udhëtim jashtë shtetit nuk do të jenë të vlefshme. Ndërsa për përdorim të brendshëm nuk do të jenë të vlefshme edhe Patentë shoferët. Kuvendi po përpiqet të gjejë një rrugëdalje nga kjo situatë. Ministri teknik, Toshkovski, sot parashtroi në Kuvend iniciativën për vazhdimin e vlefshmërisë së këtyre dokumenteve për përdorim shtëpiak.
 
Hollësitë nga terreni i sjell gazetari ynë, Ersan Pajaziti.