Charton, rekord të ri në 60 metra me pengesa

12.02.2024 19:07

Atletja nga Bahamet Devynne Charlton, në mitingun e atletikës në Nju Jork...

Atletja nga Bahamet Devynne Charlton, në mitingun e atletikës në Nju Jork, ka shënuar rekord të ri botëror në vrapin e 60 metrave me pengesa në palestër. Nënkampionia aktuale botërore në këtë disciplinë përshkoi 60 metra për 7.67 sekonda, dhe për një të qindën e sekondës ka përmirësuar rekordin e botës, që para 16 viteve u vendos nga suedezja Susann Kallur. Ajo këtë rekord e kishte shënuar në mitingun e Karlsrues në vitin 2008. 
 
“E dinja se kam mundësi të thyej rekordin e botës, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Shum vajza e kanë atë mundësi, por nuk ia dalin të gjitha.”, ka thënë Charlton.
 
Kështu vazha nga Bahamet, është future në regjistrin e historisë së atletikës.