Në aksident trafiku ndëroi jet rekordmeni botëror
12.02.2024 19:08
Rekordmeni botëror në vrapim maratonë, Kevin Kiptum, ka vdekur në moshën 24-vjeçare pas një aksidenti automobilistik...

Rekordmeni botëror në vrapim maratonë, Kevin Kiptum, ka vdekur në moshën 24-vjeçare pas një aksidenti automobilistik, bënë të ditur zyrtarët keninan. Ka vdekur edhe trajneri i Kiptumit,Gervais Hakizimana nga Ruanda, të cilët ishin në një veturë në aksidentin që ndodhi në Keninë perëndimore, të dielën. 24 – vjeçari Kiptum shpërtheu vitin e kaluar dhe u bë rival i Eliud Kipchoges, njërit prej vrapuesve më të mëdhenj të maratonës.
Në Chicago, tetorin e kaluar, Kiptum theu rekordin e Kipchoges duke vrapuar distancën prej 42 kilometrave për dy orë e 35 sekonda. Me këtë ai për 34 sekonda e theu rekordin e kenianit Eliud Kipchoge, të cilin e kishte vendosur në vitin 2022 në Berlin. Dy atletët ishin në ekipin e zgjeruar të Kenisë për maratonën e Lojërave Olimpike të Parisit. Sipas zyrtarëve, Kiptum ishte duke drejtuar veturën, që humbi kontrollin dhe u rrotullua. Atleti dhe trajneri i tij mbetën të vdekur në vend.
