18 medalje, Boe afër rekordit
12.02.2024 19:11
Norvegjezi Johannes Thingnes Boe fitoi medaljen e artë në garën e distancave të gjata 12.5 km në Kampionatin Botëror...

Norvegjezi Johannes Thingnes Boe fitoi medaljen e artë në garën e distancave të gjata 12.5 km në Kampionatin Botëror të Biatlonit të zhvilluar në Noveb Mesto të Republikës Çeke, duke fituar medaljen e 18 të artë në historinë e kampionateve botërore. Pas në këtë botëror kishte fituar medalje e argjendë në 10 km. në sprint si dhe në garën e përzier të stafetës biatloinsti 30-vjeçar, e fitoi medaljen e artë në garrën e arritjes duke mbrojtur kështu medaljen e artë të fituar në Oberhof. Ishte kjo medalja e tij e 18-të e artë e fituar në një botëror.
Norvegjezit Boe, i mungojnë dy medalje të arta për ta barazuar rekordin e bashkëkombasit të tij dhe legjendës së biatlonit Ole Einar Bjoerndalen. 30-vjeçari Boe, krahas 18 medaljeve të arta në botërorët ka fituar 12 të argjendta dhe 4 të bronzta. La të fituara pesë medalje të arta olimpike dhe dy të argjendta e një të bronztë. Pas tij me medalje të argjendtë dhe bronztë u stolisën bashkëkombasit e tij Sturl Laegreid dhe Vetle Sjastad Christiansen.
