Maqedoni

Kuvend, deputetët zgjodhën dy ministrat e rinj

12.02.2024 20:16

Kuvendi zgjodhi dy ministrat e rinj, atë të Shëndetësisë dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës....

Kuvendi zgjodhi dy ministrat e rinj, atë të Shëndetësisë dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. 
 
Me 63 vota për, deputetët zgjodhën ministër të Shëndetësisë ish drejtorin e Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, me po aq vota u zgjodh edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, që të dy nga radhët e ASh-së, krahu i Ziadin Selës.
 
Paraprakisht, kryeministri Talat Xhaferi arsyetoi propozimet për ministra në kabinetin e tij qeverisës, ndërkaq nuk mungoi as debati mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës.
 
“Propozimi që Ilir Demiri që të jetë i zgjedhur si Ministër i Shëndetësisë, nuk duhet shumë të elaborohet, sepse pothuajse të gjithë ne kemi pasur mundësi të kalojë qoftë për veten, qoftë për ndodnjë anëtarë të familjes në klinikën infektive. Punët e tija flasin vetvetiu dhe për këtë personalitet. Ndërsa për propozimin që Naim Bajrami i cili është maxhistër i shkencave teknologjike, është person i ri, të cilin ja i është dhënë mundësia që të tregohet, dhe të dëshmohet në këtë zgjedhje.”, u shpreh kryeministri Talat Xhaferi.
 
“Do ta filloj nga fundi i ekspozesë tuaj, dhe dua tju pyes se a është serioze të propozoni ministër për shoqëri informatike, ku si vlerë e thekësoni se i njëjti është kuadër i ri të cilët duhet t’i japim mundësi. Po për çka duhet ti japim këtë mundësi që si ministër të mëson dhe të grumbullon dije, prandaj kur të shoh kësisoj paraqitje dhe propozime nuk habitem pse kemi përformanse të tilla të dobëta të kësaj Qeverie.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski. 
 
“Ju pa asnjë turp mbani mbi supet tuaja fatin e shum familjeve, të shumë figurave dhe të shumë qytetarëve të Maqedonisë. Për këto 10 minuta sa kishit mundësi të flisnit, nuk thatë asnjë fjalë për pikën e rendit të ditës, por folët për gjithçka tjetër, por jo për propozimet në fjalë. Kur ta thamë këtë për fatin e personave e them me vetëdije se e di që ju keni qenë të përfshirë dhe jeni mir të informuar.”, tha deputeti i BDI-së, Bajram Kadri.