Botë
Mitsotakis në Beograd: S’kemi ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës
12.02.2024 20:58
“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”...

“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës në Beograd.
“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e mujave të fundit”, tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Udhëheqësi grek tha se shteti i tij mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane.
Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë.
