Shkup, policia arreston 39-vjeçarin, i gjetën lëndë narkotike

13.02.2024 10:00

Dje në ora 14:45 në rrethinën e Karposhit...

Dje në ora 14:45 në rrethinën e Karposhit, policia nga njësia për kundër tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike në kuadër SPB Shkup kanë ndaluar T.K. (39) nga Shkupi.
 
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Shkup, është zbuluar dhe marrë mariuhanë.
 
Personi është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.