Houston ndërpret sërinë negative

13.02.2024 11:39

Skuqadra e New York...

Skuqadra e New York, ka regjistruar disfatën e  tretë në rradhë, kësaj radhe me 105-103 u mundën nga Houston. Me këtë Houston I dha fund serisë negative prej katër humbjeve me radhë. Në këtë sfidë u dallua Brooks me 23 pikë.
 
Milwaukee nuk zhgënjen para tifozëve të tij, duke mundur 112-95 kampionët e Denver. Antetokounmpo ishte protagonist për Bucks, duke realizuar 36 pikë e 18 rebound, ndërsa 29 pikët e 12 rebound të Jokic për miqtë mbetën për statistikë.
 
Minnesota qëndron ende në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 121- 100 në fushën e Clippers. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dalluan Towns me 24 pikë e Edwards me 23 pikë.
 
Irving dhe Doncic, me nga 26 pikë secili, i dhanë fitoren Dallas, që mundi 112-104 Washington. Fitorja e pestë radhazi për Golden State, që po kalon një moment të mirë. Ekipi i Warriors mundi 129-107 Utah Jazz, ku dyshja Curry-Thompson realizoi 51 pikë.
 
Philadelphia, falë 24 pikëve të Hield, mundi 123-121 Cleveland. 

Rezultatet

Charlotte – Indiana, 111-102
Cleveland – Philadelphia, 121-123
Atlanta – Chicago, 126-136
Toronto – San Antonio, 99-122
Houston – New York, 105-103
Memphis – New Orleans, 87-96
Milwaukee – Denver, 112-95
Dallas – Washington, 112-104
Utah Jazz – Golden State, 107-129
Clippers – Minnesota, 100-121