Enis Bardhi rigjen golin

13.02.2024 11:44

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi....

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi pas 5 muajve pauzë ,ka rigjetur rrugën e rrjetës tek skuadra e tij Trabzonspori.
 
Futbollisti shkupjan ka realizuar në fitoren 2:0 të Trabzonsporit ndaj Hatayspor në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Turqisë.
 
Të dy golat e fitores për Trabzonsporin u realizuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
 
Sipas ‘SofaScore’, Enis Bardhi u vlerësua me notën 8.2, ku përveç golit pati edhe tri pasime kyçe dhe katër duele të fituara.
 
Bardhi tani ka shkuar në kuotën e tre golave të shënuar në elitën e futbollit turk, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.