Rikthehet Liga e kampionëve

13.02.2024 11:48

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të raundeve me eliminim direkt. Në fushë zbresin favoritë e mëdhenj, kampioni në fuqi Manchester City në Kopenhagë, dhe Real Madrid në Leipzig...

Liga e Kampionëve rikthehet të martën me dy ndeshjet e para të 1/16 të cilat do të kenë si protagonistë dy favoritët kryesorë për fitimin e trofeut, kampionin në fuqi, Manchester City, dhe skuadrën me më tepër tituj, Real Madrid. Të dyja, si fituese të grupeve, i luajnë ndeshjet e para jashtë.
 
City do të luajë në Kopenhagë përballë kampionëve të Danimarkës, ndërsa Madrid në Leipzig. Të dyja çiftet kanë histori përplasjesh që nuk shkojnë më larg se sa sezoni i kaluar.
 
Në fazën e grupeve, Manchester City barazoi pa gola në Kopenhagë, ku skuadra vendase ka njohur vetëm një humbje në 10 vitet e fundit, pikërisht në këtë sezon, me Bajernin e Mynihut. Në dy vizita në kryeqytetin danez, City ka marrë dy barazime, megjithatë mbetet favoriti i madh edhe për këtë ndeshje. Skuadra e Pep Guardiolës ka rigjetur formën më të mirë dhe marshon pa humbje prej 20 ndeshjesh në Champions.
 
Ndeshja e Leipzigut pritet të jetë më e ekuilibruar, pas skuadra vendase ka fituar me Realin sezonin e kaluar në grup. Reali mbetet favorit, megjithatë dy ndeshjet e sezonit të kaluar ishin të barabarta dhe skuadrat arritën nga një fitore.
 
Humbja në Leipzig është e vetmja e spanjollëve në 13 ndeshjet e fundit përballë skuadrave gjermane.
 
Skuadra e Ancelottit kryeson bindshëm kampionatin pasi shpartalloi Gironën në fundjavë, por ndërkaq ka humbur Bellingham, si dhe Rudiger që shton problemet në mbrojtje.