GjNP heton krimet e supozuara në Gazë
13.02.2024 11:49
Gjykata Ndërkombëtare Penale...

Gjykata Ndërkombëtare Penale po heton të gjitha krimet në Gazë. Prokurori Karim Kan tha se gjykata po heton në mënyrë aktive të gjitha krimet e supozuara dhe se ata që shkelin ligjin do të bartin përgjegjësi.
Edhe kreu i diplomacisë britanike, Dejvid Kameron, vlerësoi se Izraeli duhet të mendojë mirë përpara se të nisë një operacion të ri ushtarak në Rafah.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të rishqyrtojnë ndihmën ushtarake për Izraelin, për shkak të numrit të madh të viktimave civile në Gazë.
